Babë e bijë përballuan acarin dhe u larguan nga Antartiku

Arianiti dhe Mrika shqiptarët e parë që u ngjitën në majën Mount Vinson

Babë e vajzë, të dy alpinistë nga Kosova kanë mbetur të bllokuar për disa ditë në një tendë në Antartik ku temperaturat janë -40 gradë.

Federata e Bjeshakatare Alpiniste e Kosovës njofton se tani Arianit dhe Mrika Nikqi kanë arritur që të largohen nga kontinenti i Antartikut.

“Mrika, Arianiti dhe ekipa e alpinistëve arritën të përballojnë acarin dhe largohen nga kontinenti i Antartikut ku janë ngjitur në kulmin e tij!

Urime dhe sukses në sfidat e radhës dhe arritjen e shtatë majave në shtatë kontinentet e planetit Tokë!”, thuhet në njoftimin e federatës.

Arianit dhe Mrika Nikqi, janë shqiptarët e parë nga Kosova që arritën të ngjiten në majën më të lartë në Mount Vinson. Ekspeditën e tyre e filluan gati qe tri javë, drejt majës më të lartë të kontinentit të akullt. Saktësisht, me datën 16 dhjetor arritën në majën më të lartë në Mount Vinson dhe me datën 17 dhjetor pas ecjeve të gjata arritën në kampin bazë./21Media

Back to top button