Babë e bir arrestohen pasi shpërndanin kokainë

Arrestimi u bë i mundur pas hetimit njëmujor

Policia e Shqipërisë ka arrestuar dy persona në lagjen Nr. 1 në Durrës, të cilët po shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla.

Të arrestuarit janë I. Ç., 57 vjeç dhe B. Ç., 29 vjeç, babë e bir, banues në Durrës.

Gjatë arrestimit, Policia sekuestroi kokainë, peshore elektronike, municion luftarak, 2 automjete të tipit “Benz Ml” dhe “Volkswagen”, të cilat përdoreshin në funksion të aktivitetit, 1 krehër automatiku me 17 fishekë, radio policie, 2 palë targa, si dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike./21Media

Back to top button