Babë e bir sulmojnë policët në Prizren

Pronari i shtëpisë u arrestua, djali u dërgua në zyrat e njësisë së antidrogës

Një person është arrestuar pasi që i njëjti gjatë bastisjes në shtëpinë e tij së bashku me djalin e tij kishin sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:40 në rrugën “Tirana” në Prizren.

Zyrtarët policorë të lënduar si dhe të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari (pronari i shtëpisë) është ndaluar në qendrën e mbajtjes, ndërsa i dyshuari tjetër (djali i tij) është dërguar në zyrat e njësisë së antidrogës për veprën penale: Posedim i paautorizuar i substancave narkotike./21Media

Back to top button