Ata janë gjetur të vdekur në fushat e fshatit

Ata janë gjetur të vdekur në fushat e fshatit

Elham Sallahi – Bellanoca dhe djali i tij 9-vjeçar nga fshati Opajë janë gjetur pa shenja jete në fushat e fshatit Sllupçan, mbrëmë në orën 22:40, shkruan gazeta KOHA.

Nëpunësit policor nga Reparti policor i Mateçit në hyrje të fshatit Sllupçan, në vendin e quajtur “Pusi i Sllupçanit”, kanë gjetur një automjet udhëtues “Opel Astra” me targa të Shkupit, në të cilin ishin dy persona pa shenja jete, raporton Ministria e Punëve të Brendshme.

Babë e bir kishin plagë nga armë zjarri, ndërsa siç merr vesh gazeta KOHA, deri më tani nuk ka një pistë konkrete hetimi.

“Prokurori publik dhe ekipi i SPB-së Kumanovë kanë dalë në vend dhe është konstatuar se  një autor i panjohur me armë ka gjuajtur në E.S.(47) dhe djalin e tij nëntë vjeçar, të dy nga fshati Opajë. Me urdhër të prokurorit publik, trupat e të vdekurve janë dorëzuar  për autopsi në Institutin për mjekësi gjyqësore dhe kriminalistikë Shkup. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, bëhet e ditur në njoftimin e MPB-së.