Policia ka nisur kërkimet

Policia ka nisur kërkimet

Ky është mesazhi që ka marrë në telefon, babai i një 16- vjeçari në Klos, i cili prej ditës së djeshme rezulton i zhdukur.

Për mediat, ai tha se djali i tij ishte nisur për në shkollë, por nuk është kthyer më në shtëpi.

Nga ora 12:30 u nis për në shkollë dhe nuk është kthyer më. Kontaktova me mësuesin kujdestar dhe më tha që nuk ka ardhur në shkollë. Kur erdha sot në mëngjes, sot i kishte lënë librat në një dyqan“, tha babai.

Ai thotë se djali i tij nuk ka pasur asnjë problem.

Unë nuk e di, mendje adoleshenti. Ai më ka çuar mesazh mua: “Jam në Tiranë-Durrës, babi mos më kërko më se nuk kthehem“, tha tutje ai.

Pas njoftimit nga ana e familjarëve, Policia e Shqipërisë ka nisur menjëherë kërkimet.