Baby G: Mendoj se do të bëhem presidentja e parë e Shqipërisë

Baby G: Mendoj se do të bëhem presidentja e parë e Shqipërisë

Këngëtarja e njohur dhe e shumëpërfolur shqiptare, Baby G ka thënë që është lodhur nga protestat që po mbahen në Shqipëri, kështu që do të garojë për presidente.

Këtë ajo e ka thënë përmes një video të publikuar në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 443 mijë ndjekës, përcjell rtv21.tv

Mendoj që do të bëhem presidentja e parë e Shqipërisë, Edi Rama ke kundërkandidat se jam lodhur nga këto protesta”, ka shkruar ajo në videon e publikuar ku dëgjohet kënga, “They Don’t Care About Us” e legjendës së muzikës pop, Michael Jackson.

Artistja siç duket nuk e di që Edi Rama është kryeministër i Shqipërisë dhe se protestat po bëhen kundër Qeverisë Rama, e jo ndaj presidentit, Ilir Meta.

“It’s me” është projekti i fundit muzikor i Baby G që është publikuar më 31 dhjetor dhe deri më tani numëron mbi 2 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media