“Bac u kry”, Shaip Kamberi rizgjedhet deputet në Parlamentin e Serbisë

Këshilltari i Kuvendit Komunal në Preshevë, Shpëtim Haliti ka konfirmuar se në zgjedhjet e përsëritura sot në Tërnoc, Shaip Kamberi arrin votat e nevojshme që të bëhet deputet në Parlamentin e Serbisë.
Përmes Facebook-ut ai tha se ‘më në fund triumfoi e drejta dhe legjitimiteti popullor’
“BAC U KRY! Pas shum sfidave, Garë jo e Barabartë! Presion e kërcënime nga Serbia e poashtu edhe nga disa “Shqiptar”, më në FUND Triumfon e Drejta, dhe Legjitimiteti POPULLOR i cili deshti që në fillim ta kishte përfaqësuesin e tyre në Parlamentin më JO-Demokratik në Europë.  Për tja thën të VËRTETËN pikërisht në Çerdhen e tyre të Krimeve, e përballjeve Sy me Sy me ata që nuk e duan Egzistencën tonë në trojet tona Etnike! Urime Kryetar Shaip Kamberi Urime dhe të gjithë SHQIPTARËVE që e duan këtë vend, e kontribojnë për përmirësimin e jetës në Luginë 7 n’Tërrnovc”, ka shkruar ai./21Media

Back to top button