Bad News Eagles shënon fitore fantastike ndaj ekipit çek

Ekipi kosovar i lojërave elektronike, “Bad News Eagles” ka kaluar në finale të turneut TipSport Prague 2022, i cili po mbahet në qytetin Pragë të Çekisë.
Në ndeshjen gjysmëfinale ata e mposhtën ekipin SINNERS, me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.
Edhe pse e nisën mirë me fitore bindëse në mapin e parë ‘Vertigo’ me rezultat 16-8, të njëjtin veprim nuk arritën ta bëjnë edhe në mapni e dytë ‘Mirage’ ku u mposhtën me rezultat 16-9.
Në mapin final ‘Inferno’ u zhvillua lojë edhe më interesante, ku pas një raundi agresiv nga rigoN, Bad News Eagles arritën që ta lexojnë lojën e kundërshtarit për ta fituar raundin dhe më pas duke e përfunduar me rezultat 16-12.
Pas kësaj fitore ekipi Bad News Eagles ka kaluar në finale të turneut TipSport Prague ku do të ndeshet me ekipin ECLOT, nesër (e diel) duke filluar nga ora 18:30.

Back to top button