Stuhia shkatërruese

Stuhia shkatërruese

Stuhia më e fuqishme ka goditur ishujt Karaibe të Bahamas duke shkatërruar çatitë nga ndërtesat dhe duke shkaktuar përmbytje të mëdha.

Uragani “Dorian”, një stuhi e kategorisë pesë, ka erë të qëndrueshme deri në 180 km/orë.

Një rritje e stuhisë “kërcënuese për jetën” parashikohet gjithashtu në vende të tjera, paralajmërojnë zyrtarët.

Uragani po lëviz ngadalë drejt perëndimit dhe mund të godasë zona të bregdetit lindor të SHBA-ve, transmeton rtv21.tv.

Florida, Xhorxhia, Karolina e Veriut dhe Jugut kanë deklaruar të gjitha gjendje të jashtëzakonshme.

Zonat e ishujve të Abaco ishin nën ujë pasi stuhia goditi Bahamas menjëherë pas mesnatës.

Stuhia goditi gjithashtu ishullin Grand Bahama me erë të lartë dhe reshje të mëdha shiu.

Banorët e Bahamas postuan pamjet ku shfaqen ujërat e përmbytjes duke përfshirë disa shtëpi pasi erërat e larta i kishin shkatërruar çatitë e tyre. Videot tregojnë gjithashtu anije të kaptizuara që lundrojnë në ujërat e përmbytur të mbushur me mbeturina./21Media