Bahari e Ymyti me pushime të trefishta

Bahari e Ymyti me pushime të trefishta

Aktorët e njohur, Gaye Turgut Evin dhe Deniz Evin apo siç njihen si “Bahari” dhe “Ymyti” në serialin turk “Më fal” po i shijojnë pushimet nëpër Evropë.

Çifti filloi pushimet duke e vizituar Holandën, pastaj Zvicrën e tani ata janë duke i shijuar magjitë e vendit më romantik në Evropë, Italisë.

Gaye dhe Deniz janë mjaft aktiv në rrjetet sociale kështu duke ndarë momnete nga më të ndryshmet me ndjekësit e tyre virtual, rtv21.tv.

Bahari së fundi ka publikuar disa fotografi e video në llogarinë e saj “Instagram” ku shihet bashkë me burrin e saj “Ymytin” duke e shijuar çdo moment të pushimeve.

Kujtojmë se aktorët Gaye Turgut dhe Deniz Evin janë martuar në vitin 2013./21Media