Në serial motër e vëlla, në jetën e përditshme burrë e grua

Në serial motër e vëlla, në jetën e përditshme burrë e grua

Aktorja e njohur turke, Gaye Trugut e cila i dha jetë rolit të “Baharit” në serialin “Më fal” jemi mësuar ta shohim si motrën binjake të Ymytit, megjithatë në jetën reale ata janë çift.

Gaye vazhdimisht është afër adhuruesve virtual duke ndar momente interesante.

Aktorja së fundi e ka publikuar një fotografi ku shihet bashkë me bashkëshortin e saj Deniz Evin apo siç njihet tek ne në rolin e Ymytit. Ajo i ka vënë fotografisë një dedikim për bashkëshortin, duke thënë se Deniz është gjithçka që ka, shkruan rtv21.tv.

Ajo përveç rolit të saj si protagonist në serialin “Më fal” tani po luan rolin e një ushtareje, e cila herë pas here publikon imazhe nga prapaskenat e projektit më të ri./21Media