Alushi pat vdekur në vitin 2015

Alushi pat vdekur në vitin 2015

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri  ka bërë thirrje që të kërkohet ekspertizë  ndërkombëtare.  për rastin e Sead Alushit, ashtu siç u kërkua për Astrit Deharin.

“Shteti i Kosovës siç ka kërkuar ekspertizë për këtë rast, duhet të kërkoj ekspertizë ndërkombëtare edhe për mbytjen e 17 vjeçarit Sead Alushi në lumin Ibër në vitin 2015, rast të cilin e kishte mbyllur një prokuror i EULEX-it, ani pse në raportin e autopsisë kishte te dhëna qe djaloshi kishte vdekur nga lëndime të marra në kokë.”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Pas ekspertizës së institutit zviceran të publikuar sot ku konstatohet se Astrit Dehari është mbytur, institucionet…

Gepostet von Agim Bahtiri am Donnerstag, 24. Oktober 2019

Ai po ashtu ka thënë se pavarësisht kush ka dorë në këtë rast duhet të marrë dënimin e merituar.

Sead Alushi pat humbur jetën në lumin Ibër në vitin 2015./21Media