Takohet Agimi i VV-së me atë të LDK-së

Takohet Agimi i VV-së me atë të LDK-së

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, njëherit edhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri është takur sot me nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliun.

Bahtiri ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi ka kërkuar nga Veliu që të jap kontribut maksimal për arritjen e koalicionit VV-LDK.

“Mikut tim i kërkova që të jep kontribut maksimal për arritjen e marrëveshjes finale mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, sepse Kosova nuk ka kohë për të humbur”, ka shkruar Bahtiri, duke shtuar se vendit i duhet formimi sa më i shpejt i Qeverisë, ku të gjithë duhet të punojmë që kjo të bëhet në afat ligjor dhe pa humbje kohe.

Dy ditë më parë, kreu i VV-sëe, Albin Kurti ka folur pas takimit me kreun e LDK-së, Isa Mustafa dhe Vjosa Osmanin, ku ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje për të qeverisur me vendin, por vendimi do të ndodhë kur të certifikohen rezultatet finale nga KQZ-ja./21Media