Bahtiri me peticion për bashkimin e Mitrovicës

Nesër nis nënshkrimi i peticionit

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë të ditur se nga nesër në Mitrovicë do të nisë nënshkrimi i peticionit për inicimin e procedurës për ndryshim – plotësimin e Ligjit për Kufijtë Administrativë të Komunave, me qëllim të bashkimit të komunës së Mitrovicës Veriore me atë jugore.

Ai në një postim në Facebook shkruan se qytetarët do të kenë mundësi të nënshkruajnë në disa pika të organizuara nga vullnetarët nëpër pjesët e ndryshme të qytetit.

Back to top button