Bahtiri me sharki ia thotë këngës për Mitrovicën

Me sharkia e defa, Bahtiri këndon për Mitrovicën

I pari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, qe sa kohë është zotuar se do ta bashkojë qytetin e Mitrovicës.

Bahtiri ka pritur në konakun e tij mysafirë të shumtë, e së bashku me shokë ia kanë thënë këngës për Mitrovicën me sharkia e me defa.

Një muaj më parë, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka dorëzuar kreut të Kuvendit, Kadri Veseli, peticionin me 17 mijë nënshkrime të qytetarëve për bashkimin e Mitrovicës. Ndërsa, Veseli është zotuar se do të trajtohen seriozisht peticionet.

Në anën tjetër, anëtarët e Komisionit për Peticione në Kuvend kanë thënë se se kjo çështje nuk është trajtuar ende, sepse i tejkalon kapacitetet e komisionit./21Media

Back to top button