Bahtiri: Mustafa bën mirë që marrëveshjen ta nënshkruaj sot

“Nuk ka zgjidhje tjetër përveç bërjes së koalicionit”

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se pas kontaktit që ka pasur me shumicën e anëtarëve të Kryesisë dhe deputetëve të LDK-së, ka parë vullnetin e tyre për arritjen e menjëhershme të marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Bahtiri ka thënë se Isa Mustafa si kryetar i LDK-së duhet ta qoj në vend porosinë e partisë së tij në takimin që po zhvillon me Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti.

“Për hir të qytetarëve dhe shumë proceseve që na presin, Isa Mustafa bën mirë që marrëveshjen ta nënshkruaj sot ose më së largu nesër, sepse nuk ka zgjidhje tjetër përveç bërjes së koalicionit, por që kjo nuk duhet të prolongohet më shumë”, ka thënë Bahtiri.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa  janë duke mbajtur një takim në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës në përpjekje për një marrëveshje koalicioni mes tyre./21Media

Back to top button