Bahtiri: Nëse preket Mitrovica do të bëhet luftë

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se do të bëhet luftë nëse preket Mitrovica.

Sipas tij, plani i Serbisë parasheh ndarjen e këtij qyteti përmes Ibrit, por, siç tha Bahtiri, nëse preket Mitrovica do të bëhet luftë që s’është parë asnjëherë deri tani.

“Plani i Serbisë është ndarja e Kosovës përmes lumit Ibër… Nëse preket Mitrovica do të bëhet luftë që s’është parë asnjëherë deri tani… Mitrovica nuk guxon me u prek, do të flasin vetë qytetarët dhe Mitrovica do të jetë epiqendër e fuqishme e revolucionit, këtë le ta dinë të gjithë”, ka thënë Bahtiri sonte në Mitrovicë, pas tryezës kushtuar 19- vjetorit të masakrës së natës ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, e cila ka ndodhur në veri të Mitrovicës.

“Rojat e urës” 19 vjet më parë kishin vrarë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq dhe plagosur shumë të tjerë. Ndërkaq, ksihin dëbuar rreth 12 mijë banorë shqiptarë, të cilët ishin detyruan të kalojnë në jug të qytetit, duke lënë prapa shtëpitë e tyre në flakë.

Back to top button