Kuptoni pse!

Kuptoni pse!

Bajamet mund tua shpëtojnë jetën. Sipas një studimi, Shoqata Amerikane e Zemrës zbuloi se konsumimi i vogël i bajameve rrit shansat për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Bajamet janë të preferueshme jo vetëm për shijen e tyre, por edhe për përfitimet që sjellin.

Reduktojnë aknet

Sipas këtij studimi, njerëzit me akne kanë 9% vitaminë E më pak në sistemin e qarkullimit të gjakut. Tradita e ngrënies së bajameve për të përmirësuar lëkurën ekziston qysh moti, qysh nga Lindja e Mesme e më pas u mbështet edhe nga shkenca. Bajamet janë të pasura me vitaminë E dhe antioksidantë, që ju ndihmojnë të trajtoni aknet dhe ta rinovoni lëkurën tuaj nëse mund t’i rezistoni niveleve të larta të yndyrës omega-6.

Ju ndihmon ta trajtoni diabetin

Ky studim tregon se pacientëve që vuajnë nga tipi 2 i diabetit iu përmirësohet gjendja fizike duke ngrënë bajame. Ato gjithashtu kontribuojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak falë mineraleve të tyre, transmeton rtv21.tv

Ju ndihmon të shëroheni pas lindjes

India ka një traditë të gjatë për përdorimin e bajameve si ilaç natyral për ta rregulluar rrjedhën e zorrëve dhe për të fituar energji. Bajamet janë një përbërës esencial në dietat ajurvedike dhe shpesh rekomandohet për gratë pas lindjes për t’i ndihmuar ato të shërohen shpejt dhe t’ju largohen shenjat e lindjes./21Media