Bajrami ftoi investitorët gjermanë të investojnë në Kosovë

Ministrja Bajrami priti një delegacion të afaristëve nga Gjermania

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti në takim një delegacion të afaristëve nga Gjermania, të kryesuar nga drejtori ekzekutiv i Komitetit për Marrëdhënie Ekonomike me Evropën Lindore, Michael Harms.

Pjesë e këtij delegacioni ishin përfaqësues nga Ministria Federale për Ekonomi dhe Energji, kompani gjermane me renome ndërkombëtare si, Telekomi Gjerman, Hekurudhat Gjermane, BASF, Airbus Group International, Erst & Young, e të tjerë.

Bajrami iu shpjegoi mysafireve gjermanë reformat e bëra deri tani në përmirësimin e mjedisit afarist në vendin tonë.

Ajo tha se kemi ndërtuar një ambient tejet të përshtatshëm për të bërit biznes, kemi përmirësuar legjislacionin, infrastrukturën dhe po e implementojmë me sukses Marrëveshjen për Stabilizim Asociim me Bashkimin Evropian e cila marrëveshje ofron mundësi që produktet kosovare të eksportohen në tregun e BE-së pa paguar taksë doganore.

“Gjermania është investitori më i madh në Kosovë deri më tani, megjithatë hapësira për investime gjermanë në Kosovë është shumë më e madhe” tha Bajrami, duke u bërë thirrje investitorëve nga Gjermania që të investojnë në Kosovë marrë parasysh kushtet e mira që ofron vendi, potencialet e shumta në mjaft sektorë industrialë si dhe resurset e shumta humane që janë një aset tejet i vlefshëm.

Qeveria e Kosovës, nënvizoi Bajrami, do të jetë në vazhdimësi e angazhuar për të ofruar një mbështetje të plotë për investitorët e huaj./21Media

Back to top button