Ministri Bajrami udhëtoi për një vizitë zyrtare në ShBA

Ministri Bajrami udhëtoi për një vizitë zyrtare në ShBA

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami së bashku me rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” Marjan Dema, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës .

Sipas një komunikate për medie, ministri Bajrami do të nënshkruajë katër Marrëveshje Bashkëpunimi me universitetet më të mira të Ajovas.

Në shtetin e Ajovas Ministri Bajrami do të takohet me Guvernatorin Terry Branstad, sekretarin e shtetit të Ajovas, Paul Pate si dhe drejtorin e Departamentit të Edukimit Ryan Wise me të cilët do të bisedoi për mundësitë dhe modalitetet e bashkëpunimit në sektorin e Arsimit të Lartë.

Ndërsa gjatë qëndrimit në SHBA, ministri Bajrami do të vizitojë edhe disa institucione të Arsimit të Lartë të New Yorkut./21Media