Plani i LDK-së për gjenerimin e vendeve të reja të punës

Plani i LDK-së për gjenerimin e vendeve të reja të punës

Lidhja Demokratike e Kosovës në “DebatPernime” prezantoi planin e partisë për gjenerimin e vendeve të reja të punës. Kandidatja e kësaj partie për deputete, Hykmete Bajrami tha se si parakusht për rritjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik është natyrisht stabiliteti politik.

“Ne vijmë nga një qeveri që kemi pasur një eksperiencë të keqe që jostabiliteti politik ka ndikuar shumë negativisht. Lufta kundër korrupsionit ndikon gjithashtu drejtpërdrejt në rënie të investimeve dhe pasiguri edhe të investitorëve të brendshëm. Fillimisht do të fillojmë me zbatimin e rendit dhe të ligjit, siç janë garantimi i konkurrueshmërisë dhe tregut të lirë, duke eliminuar të gjitha monopolet që ekzistojnë sot.”, tha Bajrami.

Sipas Bajramit, LDK-ja pretendon ta rrisë buxhetin në tre miliardë euro. Po ashtu, kjo parti synon që përmes strategjive të ndryshme të tërheqë investitorë të huaj./21Media