Pas deklaratave të bëra në rrjetet sociale, Morina intervistohet nga policia

Pas deklaratave të bëra në rrjetet sociale, Morina intervistohet nga policia

Policia e Kosovës në orët e pasdites ka intervistuar pasdite gazetarin Bajrush Morina lidhur me pretendimet se ai di për vrasjen e Enver Maloku.

I njëjti sipas autorizimit të prokurorisë është intervistuar nga Policia e Kosovës” ka thënë Daut Hoxhaj zëdhënës i policisë. Ai nuk ka dhënë detaje nëse Morina ka dhënë fakte shtesë rreth ngjarjes apo për mënyrën se si ai është përgjigjur, përcjell Kallxo.com

Gjatë ditës së djeshme në një postim në Facebook, gazetari Morina kishte shkruar se ka informacione për dy persona të cilët mund të kenë gisht në vrasjen e gazetarit Enver Maloku.

Bajrush Morina do të merret në pyetje