Francezi ka thënë se nuk varet prej tij

Loading...

Francezi ka thënë se nuk varet prej tij

Tiémoué Bakayoko ka shprehur edhe njëherë dëshirën për të qëndruar te Milani. Por, francezi ka lënë të kuptohet se gjithçka nuk varet prej tij.

23 vjecari është një nga të preferuarit e Gattusos në formacion bazë te Milani dhe vetë tekniku ka kërkuar që “Djalli” në fund ta blejë përfundimisht kartonin e mesfushorit.

“Këtu është një tjetër dimension loje, një klub i madh. Jam e ende nën kontratë me Chelsean. Por jo çdo gjë varet nga unë”, ka thënë francezi i huazuar nga Chelsea për gazetën Matin, duke bërë një bilanc prej gjashtë muajt e parë”, ka thënë.

Ai ka shtuar se për momentin sezoni po shkon mirë, si për të, ashtu edhe për klubin.

“Nuk ishte asnjë pikë kthese, vetëm dëshiroja të tregoja se isha në një klub të madh. Milani është një dimension tjetër. Ditën e parë, u përshëndeta nga Maldini dhe Leonardo. Dhe pastaj atmosfera në San Siro është e jashtëzakonshme. Milani është një klub legjendar. Kush nuk do të donte të qëndronte gjatë në një klub si Milano? Por unë jam ende nën kontratë për tre vjet me Chelsea, unë nuk i kontrolloj të gjitha çështjet e kontratës”, ka përfunduar francezi.