Milani nuk dëshiron të paguajë klauzolën e transferimit të tij

Milani nuk dëshiron të paguajë klauzolën e transferimit të tij

Mesfushori i Chelseat, Tiemoue Bakayoko me shumë gjasë do të rikthehet në Stamford Bridge këtë verë.

Krejt kjo pritet të ndodhë pasi që Milani nuk dëshiron të paguajë klauzolën e transferimit të tij, që kap shifrat rreth 35 milionë funta.

Sipas Calcio Mercato, Rossonerët dëshirojnë ta kenë në skuadër 24-vjeçarin, por nuk janë të sigurt që ta blejnë atë për tërësisht.

Bakayoku erdhi në San Siro verën e kaluar dhe deri më tani ka zhvilluar 30 ndeshje në Serie A.