Gareth Bale është një nga futbollistët më të shtrenjtë në botë

Gareth Bale është një nga futbollistët më të shtrenjtë në botë

Ndërkohë që PSG ka shprehur interesim për marrjen e shërbimeve të uellsianit të njohur, Real Madrid ka bërë me dije se blerja e mundshme e Gareth Bale do të kushtojë hiq më pak se 88 milionë funta, raporton Diario Gol.

Manchester United është përfolur si një lëvizje tjetër e mundshme për futbollistin e njohur. Skuadra angleze është njohur po ashtu me çmimin e futbollistit, nëse dëshiron ta marrë në radhët e veta.