Bale thotë se shkaku i lëndimeve nuk po ka performancë të duhur

Bale thotë se shkaku i lëndimeve nuk po ka performancë të duhur

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale, ka thënë se lëndimet janë shkaktar që nuk është gjithmonë në formën e duhur.

Sulmuesi shpesh nuk mund të luajë për “Los Blancos”, pasi është i lënduar.

Uellsiani ka thënë se këto lëndime po i heqin sigurinë për të shënuar gola dhe të këtë performancën në nivelin e duhur.

“Shënimi i golave do ta rrisë sigurinë. Çdo lojtar që ka siguri në vete arrin të shënoj me shumë gola dhe ta ndihmoj ekipin. Në përgatitjet parasezonale nuk isha në formën e duhur. Pas çdo lëndimi të duhet kohë për t’u rikthyer në formën e duhur. Mirëpo, ato ndeshje kanë kaluar dhe tash po bëj me të mirën. Kemi disa ndeshje dhe jam i gatshëm për të bërë me të mirën, kjo me ndihmon të shënoj dhe fizikisht të bëj atë që ju dëshiron që unë të bëj”, ka deklaruar ai.