Bale i shpëtoi madrilenët nga humbja

Bale i shpëtoi madrilenët nga humbja

Futbollisti uellsian, Garreth Bale, i cili në momentet e fundit mbeti në klub në afatin kalimtar, ka shpëtuar sonte madrilenët nga humbja.

Villarreal dhe Real Madridi luajtën baras 2:2, në xhiron e tretë të La Ligës së Spanjës.

Moreno solli vendësit në epërsi në minutën 12, për të barazuar Bale në minutën 45 të pjesës së parë.

Vendësit erdhën për herë të dytë në epërsi përmes Gomez në minutën 74. Kur të gjithë menduan se Real do të pësonte humbjen e parë këtë edicion, ishte sërish Bale i cili shënoi në minutën e katërt të kohës shtesë.

Real Madrid renditet në pozitën e pestë në tabelë me 5 pikë, derisa Villarreal ndodhet në pozitën 16 me vetëm dy pikë.

Ndryshe, Zidane vendosi të mbajë në ekip Gareth Bale në momentet e fundit, pasi uellsiani nuk ka mundur ta tregojë veten sezonin e kaluar, duke mos pasur shumë paraqitje.