“Balena blue” edhe në Shkodër, prifti jep alarmin për 4 raste të reja

Predikimin në katedrale Dom Jaku ia ka kushtuar rrezikut të kësaj loje

Famulltari i Katedrales “Shën Shtjefni” në Shkodër, Dom Artur Jaku ka dhënë alarmin se loja “Balena Blu” është përhapur edhe në Shkodër, me 4 raste të dyshuara. Gjatë meshës, ai ka sjellë dëshmi nga besimtarët.

“Vetëm sot kam pasur disa raste nga fëmijë që frekuentojnë kishën, njëri prej të cilëve më ka thënë se motra ime e ka prerë dorën për të bërë shenjën e balenës, duke rrezikuar të presë damarët. Unë di dhe raste të tjera që përbëjnë një rrezik të jashtëzakonshëm”, ka thënë Dom Jaku.

Predikimin në katedrale Dom Jaku ia ka kushtuar rrezikut të kësaj loje, si dhe thirjes për prindërit që të ruajnë fëmijët nga ekpozimi në internet.  “Ju lutem, edhe ju fëmijëve që jeni këtu, por sidomos prindërve, kontrolloni fëmijët. Nuk mjafton t’i blini fëmijës një telefon dhe ta lini të bëjë ç’të dojë. Nuk mund t’i blini një kompjuter e ta lini të bëjë ç’të dojë. Ju lutem bëni kujdes”, ka thënë Dom Jaku.

Back to top button