Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorit të telefonatës së rreme

Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorit të telefonatës së rreme

Loja e rrezikshme “Balena e Kaltër” është kthyer në një lojë për njerëz që nuk e kuptojnë rëndësinë e saj. Një telefonatë që rezultoi mashtrim, vuri në alarm policinë dhe zjarrfikësit në Kamëz te Shqiperisë.

Telefonata kërkoi ndihmë se një fëmijë do hidhej nga kati i shtatë i një pallati, pasi ishte duke luajtur lojën “Balena e Kaltër”.

Pas verifikimeve rezultoi një shaka e hidhur dhe numri nga ishte kryer telefonata, nuk ishte më i disponueshëm.

Kujtojmë që hedhja nga lartësitë, është niveli i fundit i lojës famëkeqe, e cila ka marrë jetën e disa të rinjve, që e kanë luajtur.