Balerina: Nuk dua të dobësohem

Balerina: Nuk dua të dobësohem

Kur flasim për balerinat në mendje na bie talenti dhe pesha e tyre, por nuk ka vetëm balerina 40 kilogramëshe,  ka edhe nga ato që e kalojnë 100 kilogramëshin.

Një prej tyre është Whitney Thore, e cila dashuron kërcimin dhe aspak dobësimin.

“Unë nuk dua të dobësohem, sepse s ’më pëlqen fare të jem kockë e lëkurë. Dua vetëm të humbas disa kilogramë, për sa i përket disa problemeve shëndetësore që kam”, ka thënë Whitney në një intervistë për Daily Mail.

Në kanalin YouTube, videot e Whitney shikohen shumë, pasi duket se njerëzit janë kuriozë të dinë si duket ajo në studion e baletit./21Media