Traileri dedikuar Super Bowl 2022

 
Kompania amerikane PepsiCo Inc, synon të shtojë emocionet për “Super Bowl” që do të mbahet muajin e ardhshëm, këtë me një trailer reklamash për këtë ngjarje sportive.
Kjo kompani prodhuese e ushqimeve dhe pijeve, i dha Megan The Stallion një rol në fushatën për reklamimin e ushqimeve Flaming Hot Cheetos, me lansim të një videoje dedikuar “Super Bowl”.
Ky trailer u titullua “The Call”,  dhe ai paraqet performuesit: Eminem, Snoop Dogg, Dr. Dre, Mary J. Blige, dhe Kendrick Lamar, gjatë rrugës për në lojë.
Regjinë e kësaj videoje e ka bërë prodhuesi i filmave F. Gary Gray, ndërkaq në të dëgjohet muzikë hip-hop, si kënga e Tupac Shakur “California Love”.
30 sekonda nga kjo video do të transmetohet në fazën finale të lojërave në “Super Bowl”, ka thënë zëvendës përgjegjësi për marketing nga Pepsi, Todd Kaplan.
PepsiCo filloi me reklama për konsumatorët dedikuar produkteve të saja javën e kaluar, kur edhe lansoi serinë e tyre “Road to Super Bowl LVI”, ku u panë Eli Manning, Peyton Manning , Terry Bradshaw, Jerome Bettis dhe Victor Cruz, me reklamim të Doritos, Tostitos, Lay’s, Mountain Dew dhe Bubly.
Ky është viti i 11-të që sponzorizon pjesën e parë të garës, ka thënë Kaplan.
“Super Bowl LVI” do të fillojë me 13 shkurt në stadiumin SoFi në Los Angeles, ndërkaq do të transmetohet në NBC.
Kjo ngjarje do të jetë e 56-ta me radhë, ndërkaq e 52-ta në epokën moderne të kampionatit National Football./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=h3NhX6-5mO0

Back to top button