Në këtë përvjetor do të promovohet edhe monografia "Këmbë"

Në këtë përvjetor do të promovohet edhe monografia “Këmbë”

Baleti Kombëtar i Kosovës sot në një konferencë për medie prezantoi premierën e radhës “Një legjendë për dashurinë”. Ky balet shqiptar, me koreografi të Pëllumb Agalliut, do të jetë shfaqja që ky institucion ka përgatitur për të shënuar përvjetorin e 45-të të themelimit të tij. Me këtë rast, nesër me 21 shtator, përveç kësaj shfaqje do të bëhet edhe prezantimi i monografisë “Këmbë” me autor Naser Shatrollin.