Baleti Kombëtar i Kosovës gjatë muajve në vazhdim  do të sjellin edhe tri shfaqje premierë

Baleti Kombëtar i Kosovës gjatë muajve në vazhdim  do të sjellin edhe tri shfaqje premierë

Baleti Kombëtar i Kosovës, në shtator të këtij viti, feston 45 vjetorin e themelimit, me ç’rast më 21 shtator do të prezantojë një monografi të Baletit Kombëtar, si dhe një premierë festive.

Premiera e shfaqjes festive, e cila do të jepet në përvjetorin e Baletit Kombëtar titullohet “Legjenda e një dashurie” me koreografi të Pllum Agalliu.

Ndërsa më 25 tetor do të jepet  premiera e shfaqjes “Një ditë” që është punuar nga koreografja amerikane, Christie Coleman dhe i kushtohet pozitës së femrave në shoqëri.

Shfaqja e  fundit premierë për vitin 2017 do të jepet më 21 dhjetor  , emri i së cilës ende nuk është vendosur.

Numri i premierave nga Trupa e Baleti Kombëtar i Kosovës për vitin 2017 është gjashtë, çka sipas tyre është me të vërtetë një sukses i madh./21Media