Muharremaj falënderoi strukturat dhe mbështetësit e partisë

Muharremaj falënderoi strukturat dhe mbështetësit e partisë

Kryetari i Komunës së Suharekës, njëherit i degës së AAK-së, Bali Muharremaj ende pa dalur rezlutatet perfundimtare ka pranuar humbjen e subjektit në komunën që ai drejton.

Megjithatë, Muharrmeja ka falënderuar të gjithë mbështetësit dhe strukturat për punën e bërë, ndërsa ka uruar kundërshtarët për fitoren.

Zgjedhjet e sotme treguan se ne mund të organizohemi përmes rregullave demokratike. Ato u organizuan si është më së miri duke mos u shënuar asnjë incident. Sipas rezultateve preliminare, sipas radhës ne jemi të dytët. Si kryetar i degës së AAK-së në Suharekë, ju uroj për fitoren subjekteve tjera. Po ashtu i falënderoj përzemërsisht të gjitha strukturat dhe mbështetësit tanë”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

Sipas rezultateve preleminare, pas 76.64% të votave të numëruara deri më tani, koalicioni AAK-PSD me 71.746 vota apo 11.67% gjendet në vendin e katërt, kurse, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë, me LDK-në në vendin e dytë por shumë afër saj./21Media