"Taksa duhet të rishqyrtohet mirë"

“Taksa duhet të rishqyrtohet mirë”

Taksa 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës ishte tema parësore e Debat Pernime, ku të gjithë përfaqësuesit e partive dhe koalicioneve dhanë mendimin e subjekteve të tyre mbi taksën.

Kandidati i PAD, për deputet Numan Baliq deklaroi se taksa e ka luajtur rolin e saj, andaj duhet të rishqyrtohet mirë duke marrë parasysh edhe qëndrimet e ndërkombëtarëve, situatën e brendshme e situatën në rajon.

“Taksa jo vetëm që ka ndërprerë raportet ekonomike me Serbinë, por ajo ka cenuar edhe raportet me shqiptarët në Serbi, në Medvegjë, në Bujanoc, në Preshevë e në Sangjak”, ka deklaruar Baliq.

Ai ka shtuar që nëse taksa është kusht për të vazhduar dialogu me Serbinë, atëherë ajo duhet të shqyrtohet e nëse është e nevojshme pse jo edhe të hiqet.

Qeveria e Kosovës vendosi taksë 100% ndaj mallrave që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina si reagim ndaj lobimit të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol./21Media