Balla: Akuzat e Doris Pack, justifikime për bojkotin e opozitës

Sipas tij, këto akuza nuk i dekurajojnë shqiptarët që të votojnë

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, përmes një postimi në rrjetet sociale, reagoi ndaj deklaratave të euro parlamentares Doris Pack, duke i konsideruar ato “përpjekje për të justifikuar bojkotin e PD-së”.

Akuzave të Pack se qeveria shqiptare është e lidhur me krimin, Balla thotë se nuk i dekurajojnë shqiptarët që të votojnë më 18 qershor.

“Kushdo që shqetësohet për krimin në Shqipëri duhet t’i kërkojë së pari miqve të vet të Partisë Demokratike të ndalojnë përpjekjet e tyre për të bllokuar vettingun. Lufta kundër kanabisit dhe korrupsionit do të ishte më e suksesshme nëse do të kishim gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm. Përpjekjet e çalta të zonjës Pack, për t’i gjetur justifikime bojkotit të paarsyeshëm të Partisë Demokratike nuk dekurajojnë aspak qytetarët shqiptarë të votojnë më 18 Qershor për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, për të përfunduar reformën në drejtësi, krijimin e vendeve të reja të punës dhe për t’i dhënë të gjithëve Shqipërinë që duam”, ka shkruar Balla./21Media

Back to top button