Gjilani është në vendin e parë

Gjilani është në vendin e parë

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e xhiros së 15-të, në Superligën e Kosovës në futboll. Dy pretendentët kryesorë për titull kanë arritur të sigurojnë vetëm një pikë.

Ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Trepçës 89’ ka përfunduar pa gola. Ky është barazimi i dytë radhazi për Ballkanin.

Ekipi i Ismet Munishit gjendet në vendin e dytë në tabelë, ndërsa Trepça 89’ gjendet në vendin e tetë.

Kurse, ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Drenicës ka përfunduar me rezultat 1:1. Golin e parë në ndeshje shënoi Fiton Hajdari (39’) për Gjilanin. Por, Harmon Gbowea e ka barazuar rezultatin në minutën e 71-të.

Pas kësaj ndeshje Gjilani vazhdon të jetë në vendin e parë, ndërsa Drenica është në vendin e shtatë./21Media