Feronikeli katër ndeshje pa fitore

Feronikeli katër ndeshje pa fitore

Sot janë luajtur tri ndeshje në kudër të javës së 13-të, në superligën e Kosovës.

Kampioni në fuqi, Feronikeli vazhdon me formën e dobët, duke pësuar humbjen e gjashtë këtë sezon. Ballkani mposhti Feronikelin 2:0.

Dy golat për liderët e Superligës i shënoi, Blend Baftiu në minutat 32 e 55.

Fitore ka arritur edhe Trepça. Kësaj të fundit i mjaftoi vetëm një gol për të siguruar tri pikë. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Arb Manaj (41’).

Ndërsa, Dukagjini ndali Prishtinën, në një barazim pa gola 0:0./21Media