Ballkani 3:1 Flamurtari

Ballkani 3:1 Flamurtari

Pas disfatës kundër Dritës, Ballkani i rikthehet fitoreve, pasi mposhti Flamurtarin, me rezultat 3:1.

Ballkani nisi më mirë ndeshjen me disa mundësi qysh në minutat e parë të ndeshjes dhe golin e arriti në minutën e 24-të, me anë të Blend Baftiut. Fillimisht goli u anulua për një pozitë jashtë lojë, por pas një diskutimi mes gjyqtarëve u vendos që goli të pranohej si i rregullt.

Flamurtari lëshoi rastin më të mirë për të barazuar rezultatin në minutat e fundit të pjesës së parë, kur Festim Krasniqi nuk arriti të realizojë nga pika e bardhë.

Djelmoshat e Ismet Munishit arritën të shënonin golin e dytë menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, por ky gol u anulua për pozitë jashtë lojE. Pas dy minutave, sërish Ballkani arriti të shënojë gol të rregullt me anë të Artur Magani. Vendasit nuk u ndalën me kaq, në minutën e 64-të sulmuesi Jetmir Topalli trefishoi epërsinë.

E tëra se çka arriti të bëjë skuadra e Flamurtarit ishte goli i shënuar nga Granchov, në minutën e 71-të të ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje, Ballkani gjendet në pozitën e dytë, me një pikë më pak se Gjilani, ndërsa Flamurtari në pozitën e 10-të, me 9 pikë të grumbulluara./21Media