Shasha: Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë raportet.-Tahiri: Kosova dhe Serbia duhet të ndërtojnë platformat e bisedimeve

Shasha: Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë raportet.-Tahiri: Kosova dhe Serbia duhet të ndërtojnë platformat e bisedimeve

Darka lamtumirëse e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian Federica Mogherini me liderët e Ballkanit Perëndimor, nuk prodhoi ndonjë lajm se Kosova dhe Serbia kanë përafruar qëndrimet për vazhdimin e dialogut. Por, u bë e ditur se disa përfaqësues të Ballkanit Perëndimor janë ankuar në Bashkimin Evropian për mos zgjerimin e këtij unioni. Njohësit e integrimeve evropiane vlerësojnë ka forca brenda BE-së, që janë duke e ngadalësuar procesin e integrimit, por një pjesë të fajit e bartin edhe tek vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk po bëjnë reforma integruese. Thonë se edhe përmbyllja e procesit të dialogut është parakusht që Kosova dhe Serbia të anëtarësohen në BE./21Media