Vajzat shkëlqyen në performancën e tyre

Vajzat shkëlqyen në performancën e tyre

Duke u kujdesur për secilin detaj, që nga skena e dekoruar nga “Event Decor”, ndriçimi, fotografitë, e deri te kostumet e bukura të balerinave, flokëve dhe grimit nga “Qiko beauty”, shfaqja e mbajtur nga studio e baletit “Let’s dance” doli të jetë madhështore. Kjo ngjarje kulturore është përcjellë nga RTV21 si sponzor medial.

Balerina e mirënjohur e trupës se baletit kombëtar Vjollca Llugiqi nuk është hera e parë që organizon shfaqje të bukura baleti, por kësaj radhe me te vërtetë ja kishte dalë të organizojë tamam një “Ballo të balerinave” ashtu siç edhe e kishte titulluar shfaqjen e cila është mbajtur më 24 qershor 2018 në kino Armata.

Të gjithë prindërit e balerinave, por edhe shikuesit e tjerë, dashamirë të artit mbetën të mahnitur dhe të kënaqur me punën e saj./21Media