Sipas Balotellit, Messi është i pakrahasueshëm

Sipas Balotellit, Messi është i pakrahasueshëm

Sulmuesi, Mario Balotelli beson se Lionel Messi me talentin e tij është i pakrahasueshëm me këdo, përfshirë këtu edhe Cristiano Ronaldo. Italiani beson se këta të dy as që duhet të përmenden në të njëjtën fjali.

Messi mbrëmë shkëlqeu me dy gola në fitoren 3:0 të Barcelonës ndaj Liverpoolit, në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke u ndihmuar katalonasve që t’i afrohen titullit të Ligës së Kampionëve.

Messi përmendet shpeshherë në debatin se kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve, ku krahasohet me Cristiano Ronaldon, që tani luan në Juventus. Ky krahasim u bë posaçërisht gjatë kohës sa të dy luanin në La Liga, para se Ronaldo të largohej nga Real Madridi.

Kurse, tani Balotelli i cili për momentin po luan në Ligue 1 për Marseille e ka shfrytëzuar Instagramin në një far mënyre për ta shfaqur mbështetjen e tij për yllin e Barcelonës, përderisa shtoi se debati se a është më i mirë Messi apo Ronaldo nuk është më i vlefshëm.

Për dashurinë ndaj futbollit, ju lutem mos e krahasoni atë [Messin] me numrin shtatë të Juventusit”, shkroi sulmuesi italian në Instagram.

Kujtojmë se të dy futbollistët si Messi ashtu edhe Ronaldo janë të barazuar me shënimin e golave gjatë karrierës së tyre, të dy kanë nga  600 gola. /21Media