Kontrata e tij me Marsielle ka skaduar

Kontrata e tij me Marsielle ka skaduar

Balotelli është duke e konsideruar mundësinë për t’u transferuar në Brazil te klubi i Flamengos.

Mario Balotelli mund të largohet si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Marsielle ka skaduar, shkruajnë mediat italiane.

Flamengo i ka ofruar kontratë dyvjeçare, në të cilën do të fitojë 3 milionë euro.

Italiani mund të qëndroj ende në Evropë, pasi të dy klubet italiane, Hellas Verona dhe Brescia kanë shfaqur interesim./21Media