Këtë transferim e ka kërkuar vetë trajneri, Stefano Pioli

Këtë transferim e ka kërkuar vetë trajneri, Stefano Pioli

Mario Balotelli po kalon një moment të vështirë te Nica. Ai u la në stol gjatë ndeshjes së fundit ndaj Saint Etienne.

Gjithashtu futbollisti ka pasur probleme dhe me trajnerin e skuadrës, Patrick Viera.

Sulmuesi deklaroi pak ditë më parë se dëshiron të largohet nga Nica për të luajtur në një klub të madh.

Së fundmi interes ka shfaqur klubi italian i Fiorentinës, edhe pse nuk është një klub i madh këtë transferim e ka kërkuar vetë trajneri, Stefano Pioli.

Sipas mediave italiane, Fiorentina po kërkon të përforcohet në sulm ku janë dhe disa emra të tjerë përveç Balotellit, si Gabiadini, Muriel, dhe Sansone.