“Çka të them, kushtet katastrofë! Mua më mungon një shtëpi.”

“Çka të them, kushtet katastrofë! Mua më mungon një shtëpi.”

“Sot e sot më duket si me qenë në ëndërr. Si kam qenë, e si jam tani, më duket si në ëndërr”, tha Tatjana Veliu.

Më në fund ëndrra e Tatjana Veliut dhe fëmijëve të saj bëhet realitet. Ditët e ftohta të dimrit do t’i presin në shtëpinë e re, në të cilën do të flenë rehat, pa brenga se bora, apo era do tua rrënojë shtëpinë.  

Lotët e Tatjana Veliu prekën në ndërgjegjen e mërgatës së Dibrës, të cilët menjëherë filluan me tubimin e të hollave për shtëpinë e re. Për pak kohë, dibranët e SHBA-së, nëpërmjet Fondacioni Dibra mblodhën 27 000 dollarë, para të mjaftueshme për të filluar ndërtimin e shtëpisë së re.

Pas tre muajve, shtëpia u ndërtua, u rregullua brenda, kurse Tatjanës i ka mbetur vetëm ta falënderoj Zotin dhe ata njerëz human, që ia mundësuan të fle e qetë.

“Erdhën një shoqatë nga Amerika… Erdhëm të ndihmojmë për shtëpinë”, tha Tatjana Veliu.

“Faleminderit zotit, faleminderit iu them atyre njerëzve të cilët më kanë ndihmuar më shumë, sepse tani fli e qetë, nuk më pikojnë as dritaret, as nuk kam ftohët.”

Edhe Nertili më në fund do ta ketë dhomën e vetë… Të dy vëllezërit i lamë me lot në sy, e tani i gjetëm të gëzuar dhe të buzëqeshur.

“Shumë i gëzuar, prej shtëpisë. Tani kemi ku me fjet, ku me ngrënë bukë…”, u shpreh Nertil Veliu, Dibër.

“Krejt vallai, krejt kushtet i kemi”, tha Nazif Veliu, Dibër.
Vëllezërit Nazifi janë shumë më të lumtur se para gjashtë muajve, por thonë se do të ishin shumë më të gëzuar nëse babai i tyre do të ishte gjallë për ta parë shtëpinë e re.
Përfaqësuesi i Fondacionit Dibra, shpjegon se shumica e mjeteve kanë ardhur nga bashkëvendësit e tij nga Amerika, por kanë ndihmuar edhe vendas dhe njerëz human nga qytetet tjera.

“Për këtë shtëpi janë grumbulluar, 27000 dollarë. Kjo shtëpi është rrënuar prej në themel gati, dhe nuk kishte mundësi këtu për të jetuar njerëz, shiu në të katër anët hynte”, tha Skender Kërçishta, Fondacioni Dibra.

Haxhi Skenderi është shumë i lumtur se si jeton familja Veliu tani, kur kujton se si ka qenë shtëpia para disa muajve, raporton TV21./21Media