Banka Amerikane ndalon tregtimin me Bitcoin

Skeptik ndaj Kriptovalutave

Banka Amerikane ‘Merrill Lynch” njofton klientët të mos investojnë në kriptovaluta ngase në bursën amerikane ‘Wall Street” në New York janë skeptik rreth kriptovalutave.
Vendimi i bankës ”Merrill Lynch” për të ndaluar tregtimin e fondeve të investimeve Bitcoin është parë nga vëzhguesit si një shenjë tjetër e dyshimeve në rritje në Wall Street rreth rreziqeve të përdorimit të monedhave dixhitale. 

Ndarja e brokerimit në SHBA si motës e bankës zvicerane UBS ndalon gjithashtu këshilltarët e saj nga tregtimi i produkteve të lidhura me Bitcoin.
Disa banka të tjera të mëdha – duke përfshirë JP Morgan Chase, Citigroup dhe Bankën Mbretërore të Kanadasë – njoftuan se nga data1 0 Dhjetor 2017 ju ndalohet klientëve të hapin Bitcoin tregtime.

Krerët kryesorë të industrisë financiare kanë shprehur në mënyrë të përsëritur skepticizëm në lidhje me qëndrueshmërinë afatgjatë të kriptovalutave.
James Dimon, kreu i shquar i JPMorgan, madje e quajti Bitcoin një tradhti.

Legjenda e investitorit amerikan, Warren Buffett, i cili kontrollon miliarda me kompaninë e tij të investimeve Berkshire Hathaway, pyeste në mënyrë të hapur nëse qeveritë duhet të lejojnë tregtimin e kriptovalutave.

Back to top button