Kosova në vitin 2017, parashihet të ketë rritje ekonomike 3.9 përqind

Kosova në vitin 2017, parashihet të ketë rritje ekonomike 3.9 përqind

Banka Botërore, ka vlerësuar se Kosova kishte rritje ekonomike 3.6 përqind në vitin 2016. Kjo sipas përfaqësuevse të Bankës ka ardhur nga konsumi dhe investimet.

Ndërsa në vitin 2017 është parashikuar të ketë rritje 3.9 përqind, e që kryesisht kjo rritje do të vijë nga investimet publike dhe konsumi.

Përfaqësues të BB-së kanë dalë sot në një konferencë për media për të prezantuar  raportin e rregullt ekonomik për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nga ky raport janë theksuar porositë kryesore për Kosovën , që janë rritja ekonomike, krijimi i vendeve të reja të punës dhe zvogëlimi i varfërisë.

Megjithatë, u tha se  nevojitet përmirësim në produktivitet dhe konkurrueshmëri për të bërë të qëndrueshme dhe për të adresuar papunësinë ende të lartë, sidomos tek të rinjët.

Shef i Bankës Botërore në Kosovë, Marco Montovanelli tha se rritja ekonomike  e Kosovës mbetet e para në rajon.

Por, sipas tij, Kosova duhet të fokusohet në krijimin e vendeve të reja të punës, edhe pse ka vlerësuar se në këtë aspekt Kosova ka pasur progres, por që nevojitet të bëhet ende më shumë për të shfrytëzuar popullatën e re, e cila, sipas tij e dallon Kosovën nga vendet tjera.

“Ne shohim rritje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme në Kosovë. Rritja ekonomike e Kosovës mbetet e para në rajon, pra gjithashtu projektimet që i kemi bërë për të ardhmen mbeten pozitive për 2017-tën. Rritja ekonomike që është pozitive , kryesisht mbështetet në konsumin dhe investimi i produktit të paraqitet në këtë foto çka po mungon me të vërtet është konkurrenca e jashtme,  apo kapaciteti për të eksportuar dhe zgjeruar. Vetëm në këtë mënyrë Kosova do jetë në gjendje të krijojë vende të punës të qëndrueshme për popullatën e re që është një aset që e dallon Kosovën nga çdo vend tjetër në regjion. Mesazhi kryesor është se reformat me kalimin e kohës duhet të ndihmojnë ekonominë që të ndryshoj kahjen më shumë drejtë produktivitetit të brendshëm të themi dhe kapacitet më të mira për të qenë konkurrentë jashtë vendit”, tha Montovanelli.

Eksperti i Bankës Botërore në Kosovë, Agim Demukaj ka prezantuar raportin dhe tha se në përgjithësi ne Evropën Juglindore , rritja ekonomike me të gjitha sfidat që i ka pasur,  tregu i punës ka krijuar vende të punë në krejt rajonin, dhe i njëjti trend është parë edhe në Kosovë.

Por Demukaj tha se të dhënat nuk janë komplete për Kosovën , prandaj nuk i kanë vendosur në raport.

“Janë krijuar vendet të punës,  ka pasur një deficit fiskal më të ulët , ka pasur një përformancë të mirë të sektorit financiar , përgjithësi e cila e ka ndihmuar rritjen ekonomike në vitin 2016-të. Një tjetër karakteristikë e Kosovës që është diaspora e Kosovës vazhdon të mbështes rritjen ekonomike përmes disa kanaleve. Në rradhë të parë përmes remitencave të diasporës , përmes investimeve të huaja direkte që ata bëjnë kryesisht në aspektin rezidencial dhe përmes eksportit të shërbimeve”, tha Demukaj.

Ai po ashtu tha se reformat me kalimin e kohës duhet që të ndryshojnë kahje më shumë drejt produktivitetit të brendshëm dhe kapacitete më të mira për të qenë konkurrent jashtë vendit dhe kjo është e vërtetë për procesin mjedisor .

Sipas tij, Kosova sipas projeksioneve pritet të ketë rritje në 2017-të prej 3.9 përqind.

“Prospektet për rritje ekonomike për të ardhmen për rajonin por edhe për Kosovës janë pozitive . Mirëpo mbesin edhe disa rreziqe që e përcjellin rajonin në tërësi. Nëse e shohim për Kosovën projeksionet tona për vitin 2017-të është se do të ketë një rritje prej 3.9 përqind.  Ndërsa në vitin 2018  parashohim se do të ketë një rritje më të madhe . Shtytësit kryesor të kësaj rritje në vitin 2017,  por edhe 2018 priten të jenë prapë investimet që është shumë pozitive për shkak se krijohet një bazë më e madhe e prodhimit një bazë më e madhe e një qëndrueshmëri më të mirë të rritjes ekonomike në të ardhmen. Rreziqet dhe mundësitë janë të jashtme dhe të brendshme “, tha Demukaj.

Eksperti i Bankës Botërore me këtë rast tha se duhen eliminuar pengesat në punësimin formal, përmirësimi i klimës afariste dhe qeverisjes , forcimi i barazisë,  cilësia dhe efikasiteti i shërbimeve publike në sistemet e mbrojtjes sociale dhe të zvogëlohet prania e shtetit në ekonomi.

“Arsyeja pse e themi këtë është sepse vitin e kaluar kemi pa që edhe pse ka rënë deficiti në Kosovë kanë rënë janë tekur pak investimet publike , në të mirë të skemave të tjera pensionale me rritjen e pensioneve të veteranëve që në afat të gjatë në aspektin e zhvillimit ekonomik Kosova ka nevojë më shumë investime se sa shpenzimet rrjedhëse. Të bëhet përqendrimi në zbatimin e politikave të matura makro fiskale , zbatimi i rregullave ekzistuese fiskale rregullave që mundësojnë rritjen ekonomike. Të bëhet përmirësimi i infrastrukturës së energjisë përmes një strategjie gjithëpërfshirëse . Të bëhet përmirësimi i rrjetit të infrastrukturës dhe ambientit të biznesit ”, tha Demukaj.

Raporti i ka paraqitur edhe të dhënat për rajonin për investimet e huaja direkte që është vlerësuar se ka pasur rënie të lehtë vitin e kaluar. Sipas prezantimit të Bankës Botërore del se në Mal të Zi ka pasur rënie më të madhe, por atje ka pasur rrënjë prej 19 përqind të Bruto Prodhimit Vendor , me 10 përqind ka mbet më lartë. Në Kosovë ka pasur një rënie të lehtë prej 5.4 përqidn , në 4 përqind të BPV-së , kryesisht ka qenë e ndikuar nga rënia e të hyrave të investimeve të huaja direkte.

Sipas raportit, politikat fiskale kanë dalluar mes vendeve të ndryshme të rajonit në Serbi, në Shqipëri ka pasur një konsolidim fiskal dhe në përgjithësi deficiti fiskal ka rënë në gjithë rajonin.

Deficiti sipas raportit ka rënë edhe në Kosovë, ku  vitin e kaluar vlerësohet diku rreth 1.3 përqind e Bruto Produktit Vendor./21Media