Banka Botërore ofron mbështetjen e saj për projektet të reja në Kosovë

Haradinaj priti Drejtoreshën Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim Drejtoreshën Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, dhe përfaqësuesin e Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli.

Gjatë takimit,  Haradinaj falënderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për mbështetjen financiare dhënë Kosovës, duke kërkuar që edhe më tutje të vazhdoj ky bashkëpunim, me fokus të veçantë për mjedisin.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Bankës Botërore, ofruan gatishmërinë për mbështetje për projektet e reja dhe vazhdimin e projekteve aktuale që Banka Botërore ka me Zyrën e Kryeministrit./21Media

Back to top button