Banka Botërore premton mbështetje të mëtutjeshme të MPMS-së

Në takimin mes Brodmann dhe Reçicës u diskutua për fushën sociale

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në takim përfaqësues të Bankës Botërore, me të cilët diskutuan rreth ecurisë së reformave të ndërmarra nga MPMS, me theks të veçantë në fushën sociale.

Në kuadër të kësaj, gjatë takimit u diskutua rreth draftit të parë të raportit të Bankës Botërore sa i përket rishikimit të skemës së ndihmës sociale.

Ministri Reçica falënderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për ndihmën që po i japin MPMS-së jo vetëm në reformën sociale, por edhe reformat tjera të ndërmarra.

Ndërsa, Stephanie Brodmann, përfaqësuese e Bankës Botërore tha se mbështetja e tyre për iniciativat e MPMS-së do të vazhdojë edhe më tutje.

 

Back to top button