Korrupsioni ka njohur një zgjerim të ndjeshëm në 6 vitet e fundit në Shqipëri

Korrupsioni ka njohur një zgjerim të ndjeshëm në 6 vitet e fundit në Shqipëri

Konstatimi vjen nga një raport i Bankës Botërore, i cili ka analizuar një sërë kompanish që operojnë në vend.

Duke ju referuar raportit që  njihet si “Vrojtimi i Sipërmarrjeve” rezulton se rreth 36 % e biznesit kanë pranuar se u është kërkuar ryshfet nga ana e zyrtarëve.

Por si qëndron Shqipëria në raport me vendet e tjera?

Raporti nënvizon se kërkesat për ryshfet në vendin tonë janë gati tre herë më e lartë se mesatarja e Evropës dhe Azisë e cila arrin në 11.9 % ndërsa ajo globale është 17.4%.

Bizneset janë pyetur edhe për kontaktet që kanë me autoritet fiskale, nga të cilat rezulton se 34.6% e tyre kanë pranuar se kanë dhënë “dhurata” për inspektorët  e tatime- taksave, një shifër kjo gati katër herë më e lartë se vendet e europës.

Treguesit që ka marrë në konsideratë raporti i bankës botërore, i cili publikohet një herë në 6 vjet, kanë një përkeqësim gati dyfish nga raporti i fundit, ai i vitit 2013.